Arrihet marrëveshja, Henry do të jetë trajner në Afrikë…

Thierry Henry ka arritur marrëveshjen për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares së Egjiptit, pasi menaxheri i tij ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën Egjiptiane të Futbollit, sipas asaj që bën të ditur shtypi afrikan.

“Legjenda” e Arsenal, aktualisht 40 vjeç, ishte zëvendësi trajnerit të Belgjikës në “Rusi 2018”.  U fol se ai do të bëhej trajneri i Aston Villa, por marrëveshja nuk u arrit.

Ish-portieri i Egjiptit, Nader El-Sayed, aktualisht punonjës i federatës afrikane të futbollit, tha: “Kemi pasur një takim me menaxherin e Henry dhe kemi gjetur marrëveshjen.”

Egjipt kishte si trajner Hector Cuper gjatë Kupës së Botës 2018, por argjentinasi u shkarkua sepse ekipi nuk fitoi asnjë nga tre ndeshjet e luajtura.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.