Kapet pas 3 muajsh “i forti” i Karbunarës, plagosi tre të rinj me thikë (Emri)

Ka marrë fund arratia 3 mujore e një 35-vjeccari nga Lushnja, i cili është autori i plagosjes së tre të rinjve në muajin prill të këtij viti.

Policia e Lushnjës njofton se është arrestuar Elion Shehu. Ai “ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje”.

Mësohet se tre të rinjtë e kishin dhunuar Shehun një ditë më parë, dhe ky i fundit u hakmor më 15 prill duke i plagosur të tre të rinjtë. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.