Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Interi arrin marrëveshjen me nënkampionin e botës

Zikaltrit kanë mbyllur marrëveshjen për të sjellë në Milano nënkampionin në fuqi të botës, kroatin Sime Vrsaljko, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Atleticos së Madridit.

Marrëveshja parashikon një huazim një vjeçar me 6.5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për 17.5 të tjera, duke e vlerësuar kartonin 24 milionë euro në total.

Me ardhjen e Vrsaljkos, Spalletti sistemon plotësisht krahun e djathtë të mbrojtjes, ku ishte krijuar boshllëku me largimin e Joao Cancelos, ndërsa në gjirin zikaltër shtohet numri i kroatëve, dhe shkon në tre lojtarë tashmë.

Emri tjetër që Spalletti u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës, është ai i Arturo Vidalit, që ka prishur raportet me Bayernin e Mynihut dhe ka mbetur jashtë skuadrës. Edhe këtu palët duket se janë shumë pranë dhe brenda javës pritet të ketë të reja të rëndësishme.

30 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore