Goli më i bukur i Botërorit, triumfon “perla” e Benjamin Pavard (Video)

Ethet e Botërorit Rusi 2018 që mbërthyen botën mbarë nga 14 qershori deri më 15 korrik në përfunduar dhe ia kanë lënë vendin emocioneve të ndarjes së çmimeve për lojtarët që shkëlqyen në kompeticionin e vitit në futboll.

Pikërisht sot, FIFA ka mbyllur votimin për golin më të bukur të Botërorit dhe perla e Benjamin Pavard në ndeshjen Francë-Argjentinë ka triumfuar përballë garuesve të tjerë.

Në votim morën pjesë mbi 3 milionë vizitorë të faqes “fifa.com”. Ndërkohë vendin e dytë e ka fituar Huan Kuinteros për golin e shënuar nga goditja e dënimit në fazën e grupeve.

Vetëm vendi i tretë për golin e Luka Modriç në sfidën e Kroacisë përballë Argjentinës.

25 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.