Luis Enrike prezantohet te Spanja: Jo revolucion, nuk jam anti-madrilen!

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës, Luis Enrique, është prezantuar sot nën drejtimin e kombëtares spanjolle pas largimit të Lopeteguit dhe aventurës së shkurtër të Fernando Hierros, që zhgënjeu në Botërorin e Rusisë.

“E shkuara i përket së shkuarës. Fjala ‘dështim’ është shumë e rëndë për atë që ndodhi në Rusi. Rezultatet nuk ishin të mira, por këta lojtarë kanë dhënë gjithçka. Mund të ndryshojë stili i lojës pa prekur lojtarët, e kam bërë edhe me një klub të madh si Barcelona. Janë disa gjëra që duhen përmirësuar faktikisht, – tha Enrique. –

Pike? Ka treguar gjithmonë vlerat e tij me Spanjën. Do të flas me të, por duhet të respektojmë vullnetin e çdo lojtari. Nuk jam një anti-madridist. E di farë do të thotë të stërvitësh në nivele të larta. Jam krenar që përfaqësoj futbollin spanjoll”, – ka thënë më tej trajneri Luis Enrike.

Në stolin e kombëtares së “La Roja” Enrique zëvendësoi të larguarin Fernando Hierro, që e udhëheqi skuadrën vetëm në katër sfida, të gjitha gjatë Kupës së Botës.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.