Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbappe dhuron për bamirësi 500 mijë eurot e Botërorit

"Çdo premtim është borxh" dhe duke respektuar këtë shprehje, kampioni i botës Kylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500 mijë eurot që ai mori për këtë sukses në Kampionatin Botëror.

Gjatë kampionatit ai kish deklaruar se nuk kishte nevojë për para? që të luante për fanellën e përfaqësueses së tij dhe gjëja e parë që ka bërë pas përfundimit të Botërorit ka qenë dhurimi i shpërblimit të fituar për programet e fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të sëmurë.

Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro dhe kësaj shifre i shtohet një bonus prej 300 mijë eurosh për fitimin e finales. Shoqata që i ka marrë këto fonde merret me iniciativa sportive për fëmijët me probleme dhe në spitale.

17 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore