FIFA ka “nishan”, parashikoi Francën fituese të Botërorit

Ashtu si Spanjën në vitin 2010 dhe Gjermaninë në vitin 2014, video-loja e futbollit FIFA ka parashikuar edhe këtë herë se kush do të fitonte Botërorin “Rusi 2018”.

Electronic Arts kishte bërë simulimin e turneut në “FIFA 18” dhe në këtë simulim kishte fituar Franca.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me botërorët e mëparshëm. Simulimi në video-lojën FIFA kishte nxjerrë fitues në vitin 2010 Spanjën dhe në vitin 2014 Gjermaninë. Në jetën reale ishin pikërisht këto dy kombëtare që triumfuan në fund.

17 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/









LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.