Macron pret kombëtaren franceze: Mos ndryshoni kurrë! (Video)

Presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, kanë pritur kombëtaren franceze në Pallati Elize. Para hyrjes, të gjithë së bashku kanë kënduar himnin francez, pastaj Macron ka mbajtur një fjalim falënderimi: “Faleminderit, mos ndryshoni asnjëherë! Nuk do ta harrojmë kurrë atë që keni bërë. Jemi krenarë për ju”, – tha ai para skuadrës së Deshampit.

Macron ka shpjeguar që kjo skuadër “është e bukur, sepse është e bashkuar”. Në një fjalim jo shumë të gjatë, kreu i shtetit francez, ka falënderuar disa herë futbollistët dhe stafin, të cilët ndodheshin në kopshtin e pallatit presidencial në Paris, së bashku me 3 mijë persona të tjerë, mes të cilëve shumë të rinj.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.