Gjyqtari gjysmëmilion euro! Sot vettingu për Artan Zenelin

Pas pak do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli.

Ai është i katërti gjykatës i lartë pas Edmond Islamajt, Admir Thanzës dhe Tom Ndrecës që del para vetting-ut dhe është në listën prioritare, pasi kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Treshja e seancës dëgjimore do të bëjë vlerësimin në 3 shtylla: pasuria, kontrolli i figurës dhe aftësitë profesionale.

Në një analizë që BIRN i bën pasurisë së gjyqtarit, pak para daljes në vetting, thuhet se deri në vitin 2007 ai zotëronte një pasuri familjare prej 49.7 milionë lekësh. Ndërkohë, 10 vjet më pas, deri në vitin 2017, pasuria e tij thuajse është dyfishuar dhe kap vlerën e 96.7 milionë lekëve.

Java e shkuar dhe kjo që sapo ka nisur është prioritare për anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët dalin para vetting-ut. Deri më tani, Thanza dhe Ndreca kanë dalë me probleme dhe presin vendimin, ndërsa Islamaj e kaloi vetting-un, por ka një kërkesë për të rinisur një hetim të thelluar nga ana e komisionarit publik.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.