Festë dhe luftë në Francë. Dhunë, plaçkitje dhe 2 viktima (VIDEO)

Një “masakër’ e vërtetë mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në Champs Elysées, rruga e famshme pariziane midis Place de la Concorde dhe Arc de Triomphe, ku fetsa për triumfin e “Gjelave” në finalen e Kupës së Botës pas 20 viteve është shoqëruar me incidente, plaçkitje dhe dhunë e përplasje me policinë.

Pas triumfit të Francës, një valë e madhe njerëzish u derdh mbi Champs-Elysées, duke kënduar këngë të të gjitha llojeve me flakadanë në duar dhe flamuj blu.

Por fetsa degjeneroi në akte dhune të paprecedenta, teksa “shkatërrimi në masë” nisi me thyerjen e dritareve të dyqaneve, veçanërisht Drugstore Publicis, pak metra larg Arc de Triomphe, ku emrat e heronjve të kompanisë së Moskës ishin vendosur pak para finales.



Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe turma u shpërnda në pjesën e sipërme të rrugës, ndërsa në pjesën e poshtme, rreth Place de la Concorde, situata mbeti mjaft e qetë.

Sipas shtypit francez, disa të rinj, shumë prej tyre të maskuar, kanë shpërthyer një supermarket duke vjedhur shishe vere dhe shampanjë. Pas 15-20 minutash ata u evakuan me doza të mëdha gazi lotsjellës të hedhur nga agjentët e forcave të rendit.Pak para mesnatës, prefektura vendosi të dëbojë njerëzit nga ajo që parizianët e quajnë “rruga më e bukur në botë”, madje edhe me përdorimin e hidrantëve.

Incidente, luftime dhe gaz lotsjellës pati edhe në qendër të Lionit dhe në një masë më të vogël, në Rouen dhe Menton. Rreth 110 mijë agjentë janë mobilizuar nga Ministria Franceze e Brendshme për të garantuar sigurinë e kësaj fundjave të veçantë franceze.

Ndërkohë mediat raportojnë për një të vdekur gjatë festimeve në Annecy, në Francën juglindore. Sipas “Le Dauphiné Libéré”, një 50-vjeçar humbi jetën pasi përfundoi në një kanal duke përplasur kokën.

Ndërkohë në afërsi të Saint-Felix, pati një tjetër vdekje kur një burrë rreth të 30-ve vdiq, teksa u përplas me makinën tij me një pemë në momentet kur festonte fitoren.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.