Torres prezantohet në Japoni: Sfidë interesante për mua

Fernando Torres prezantohet te skuadra japoneze e Sagan Tosu. 34-vjeçari, gjatë fjalës së tij deklaroi se do të bëjë maksimumin për skuadrën dhe për arritjen e objektivit që është fitorja e kampionatit.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid zgjodhi të transferohej në kontinentin aziatik pas përfundimit të kontratës me spanjollët. Ai pohoi se gjëja më e rëndësishme për të tani është të ndihmojë ekipin e tij.

Torres theksoi se Sagan Tosu është një sfidë interesante si për karrierën tij ashtu edhe në pikëpamjen e tij kulturore, pasi do të jetojë në një shtet ku ka qenë vetëm si turist.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.