Autogol, VAR dhe penallti, Franca e mbyll në fitore pjesën e parë (Video)

Pjesa e parë e finales së Botërorit “Rusi 2018” është mbyllur me fitoren e Francës 2-1 kundër Kroacisë në “Luzhniki Stadium”.

Një ndeshje me gola, emocionuese, por që nuk i ka shpëtuar polemikave sa i takon vendimeve të gjyqtarit.

https://www.youtube.com/watch?v=VxCjR1UfxYU

Pas një loje ofensive të ballkave, Franca k zhbllokuar rezultatin me një autogol të Mandxukiç në minutën e 18-të, por në minutën e 28-të, Perisiç ka barazuar shifrat pas një veprimi të bukur në zonë, duke mposhtur me të majtën Loris.

Megjithatë pas dhjetë minutash, francezët kanë kaluar sërish në epërsi këtë herë me Griezman nga 11-metërshi në një episod të dyshimtë për penallti: Perisiç prek topin me dorë në zonë në mënyrë të pavullnetshme gjatë një goditjeje këndi dhe Franca kërkon 11-metërsh. Pitana konsultohet me sistemin “VAR”, i cili këshillon argjentinasin të rishikojë aksionin në monitor, duke vendosur në fund 11-metërsh, që kthehet në gol nga Griezman.

https://www.youtube.com/watch?v=iGCbNfncOm4

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.