60 minuta nga finalja e madhe Francë-Kroaci, publikohen formacionet

Franca dhe Kroacia do të “luftojnë” sot në “Luzhniki Arena” të Moskës për trofeun e Kupës së Botës, me ndeshjen që starton në orën 17:00.

Nga finalja e madhe e këtij Botërori, ku dy ekipe evropiane do të luajnë për të shkruar historinë, do të mësojmë edhe kampionen e re të Botës në futboll.

Ndërkohë, të dy teknikët Dechamps dhe Dalic janë duke bërë përgatitjet e fundit, teksa janë publikuar formacionet me të cilat dy skuadrat finaliste do të zbresin në fushën e lojës.

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtit, Hernandez; Kante, Pogba, Matuidi; Mbappe, Griezmann, Giroud.

Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Brozovic, Rakitic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.

Skudara e Deschamps kërkon titullin e dytë në një Botëror pas atij të vitit 1998, ndërsa Kroacia e Dalic luan finalen e parë në kompeticionin më të magjishëm të futbollit dhe kërkon të plotësojë ëndrrën, e cila e solli deri këtu.

Arbitri i kësaj finale do të jetë argjentinasi Pitana, ndërsa asistentët do të jenë po bashkëkombas të tij, dyshja Hernan Maidana dhe Juan Lattes.

Kjo do të jetë përballja e gjashtë mes këtyre dy kombëtareve, me Francën që është në avantazh, pasi nuk është mposhtur asnjëherë, ka arritur 3 fitore dhe dy barazime. Precedenti më i fundit që nuk mund të harrohet është ai i gjysmëfinales së Botërorit “France ’98”, kur kroatët kaluan në avantazh me golin e Davor Suker, por dygolëshi i Lilian Thuram do të përmbyste gjithçka në favor të “bluve”.

15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.