Vendi i 3-të në Botërorin rus, Beligjika kryeson 1-0 ndaj Anglisë (FOTO)

Anglia dhe Belgjika po diskutojnë mes tyre vendin e 3-të të Botërorit rus në një ndeshje, që nisi në mënyrën më të mrekullueshme për “Djajtë e kuq” që kaluan në avantazh me mbrojtësin Meunier në minutën e 4’ të takimit.

Blegjika e udhëhequr nga kapiteni Eden Hazar u pa energjike dhe e bindur për fitore, ndërsa në fushën e blertë Anglia nuk tregoi grintën dhe dëshirën e nedhjesve të grupit, ku ishte dominuese ndaj kundërshtarëve.

45-minutëshi i parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të belgëve, të cilëve iu duhet të luajnë edhe një pjesë të dytë po aq energjike sa e para për “të hedhur në tapet” për të dytën ndeshje radhazi “Tri Luanët” britanikë.

14 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.