Rusi 2018, Januzaj shqipari i dytë me medalje bronzi në Botëror (Foto)

Anglia kapitulloi për të dytën herë sot përballë Belgjikës në Shën Pjeterburg, me “Djajtë e kuq” të Martinez që shkruan historinë duke marrë për të parën herë medaljen e bronzit në një Botëror të futbollit.

Në këtë rrugëtim të Belgjikës mori pjesë edhe shqiptari Adnan Januzaj, i cili madje i shënoi Anglisë një gol spektakolar në ndeshjen e tretë në grup mes tyre.

Medalja që u var sot në qafën e Januzaj shërben edhe për një statistikë interesante, pasi ai bëhet lojtari i dytë me origjinë shqiptare që merr një medalje bronzi në Botëror.

I pari që e kishte përjetuar një emocion të tillë është Ardian Kozniku, i cili fitoi vendin e tretë me Kroacinë në Botërorin e vitit 1998, që për “ironi” të fatit u luajt në Francë.

14 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.