Franca e bindur për triumfin, bën gati fanellën e festës

Franca do të luajë nesër finalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”, përballë Kroacisë në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Skuadra e Deschamps ka pasur një rrugëtim të vështirë, duke eliminuar ekipe si Argjentina, Uruguai e Belgjika, ndaj edhe vetëbesimi te “gjelat” është vërtetë i madh.

Aq të bindur janë francezët te triumfi, sa kanë bërë gati edhe fanellën e festës, që do të veshin futbollistët pas finales së Luzhnikit. “Footy Headlines” ka zbuluar dizajnin e fanellës së re, që do të jetë me dy yje, si simbol i dy Botërorëve të fituar.

Bluza është përgatitur nga Nike, që ka intensifikuar punën në fabrikat e saj në Tailandë, për të sjellë rreth 20 mijë fanella në tregun francez të hënën.

Kujtojmë që në rast triumfi të Francës, festa në Paris do të bëhet pikërisht ditën e hënë, ndaj gjiganti Nike po përpiqet të “veshë” të pranishmit në shesh me bluzën e re, të dizenjuar enkas për këtë rast.

14 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.