Finalja e Moskës, Deschamps: Siguri dhe fokusim për të triumfuar

“Kemi nevojë për qetësi, besim dhe përqendrim: këto janë tri fjalë të rëndësishme para përfundimit”.

Këto janë fjalët e trajnerit të Francës Didier Deschamps teksa na ndajnë edhe 24 orë nga finalja me Kroacinë nesër në Moskë.

“Kemi kënaqësinë të jemi këtu për të luajtur ndeshjen më të madhe ndonjëherë – vazhdoi ai – përtej kësaj, do të jetë rezultati që do të tregojë nëse gjërat janë bërë mirë apo keq”.

Sipas trajnerit të “gjelave” rreziku numër një është Luka Modric.

“Ai është shumë i lëvizshëm, ka një bazë shumë të rëndësishme teknike dhe inteligjencën e lojës”.

Sipas Deschamps “çdo garë ka kontekstin e vet”.

“Ne kemi parë  rezultatin përfundimtar në Kampionatin Evropian. Ne duhet të përtërihemi, të gjejmë zgjidhje për çdo të papritur dhe ky është qëllimi im. Duhet të përgatisim veten për të analizuar më mirë kundërshtarin”, tha ai.

14 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.