Belgjika e “bronztë”, mposht Anglinë për vendin e 3-të në Botëror (FOTO)

Anglia e ka përfunduar në vendin e katërt Kupën e Botës 2018, pas një humbjeje 2-0 kundër Belgjikës së vendit të tretë në stadiumin e Shën Petersburg. Thomas Meunier i dha avantazhin në minutën e 4’ të takimit dhe Eden Hazard siguroi fitoren me golin e tij në minutën e 82-të.

Ekipi i Roberto Martinez kishte fituar edhe kur të dy ekipet u përballën në ndeshjen e tretë në fazën e grupeve.

Belgjika mori kryesimin me sulmin e parë depërtues të ndeshjes. Kalimi i Lukakut gjeti drejtimin e Nacer Chadli. Anësori rrokullisi një top në zonë dhe Meunier kaloi përpara Rose, duke “deklasuar” Jordan Pickford.

De Bruyne, Hazard dhe Lukaku torturuan Anglinë, por ishte Loftus-Cheek dhe dyshja mbrojtëse Trippier -Maguire që mbajtën gjallë shpresat e britanikëve deri në momentin e goditjes fatale të yllit të Chelsea.

Belgjika del kështu forca e tretë e Botërorit rus dhe lojtarët e saj i gëzohen një arritje që s’kishte ndodhur kurrë më parë për kombëtaren në fjalë.

14 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.