Blindohet edhe Parisi para finales së Botërorit

Finalja e kampionatit botëror Francë-Kroaci po afron, ndërsa përveçse në Rusi, edhe në Paris po punohet për të marrë masat maksimale të sigurisë.

Kështu kryeqyteti francez, Parisi pritet të jetë nën masa të jashtëzakonshme sigurie të dielën, ndërsa monumenti emblemë i këtij qyteti, Kulla Eiffel do të mbyllet që të shtunën.

Dita e nesërme është edhe festë kombëtare e Francës, ndaj për këtë dopio-event, policia franceze kërkon t’i paraprijë çdo incidenti të mundshëm, që mund të ketë pasoja.

Finalja e madhe e Botërorit do të zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Franca do të synojë Kupën e dytë të Botës, ndërsa në anën tjetër, kroatët do të mundohen të hakmerren për eliminimin e 20 viteve më parë nga gjysmëfinalja e Botërorit.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.