Përplasja me armë në Tiranë, arrestohet një person, 23 të shoqëruar

Një person është vënë në prangat e policisë, lidhur me përplasjen me armë të ndodhur në orët e vona të së mërkurës në Tiranë, ku mbetën të plagosur tre persona.

I arrestuari është Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë, i vënë në pranga për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.

Në ambientet e policisë janë shoqëruar 23 persona, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Kinostudios, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Sherri ka nisur në një lokal bastesh dhe ka vijuar në rrugë, duke bërë që të shkrepen edhe armët.

Personat e plagosur nga shkëmbimi i zjarrit janë Juxhin Mumajesi 24 vjeç, Ibrahim Durollari 28 vjeç dhe Rivelino Mumajesi 36 vjeç.

Mësohet të plagosurit janë dërguar për mjekim në spital, ku njëri nga të rinjtë ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndëkorhë, i plagosuri Rivelino Mumajesi ka qenë mes të dyshuarve për plagosjen e shtetasit Eduard Duka në Mars të vitit 2017.

28 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.