Pas debatit “plas” pistoleta, plagoset 35-vjeçari në Gramsh

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Gramshit në një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme. Policia njofton se i plagosuri është shtetasi me inicialet A.H., ndërsa autori është Mikel Hoxha, 28 vjeç.

Mësohet se 28-vjeçari ka debatuar me viktimën dhe pas debatit ka nxjerrë një armë zjarri të llojit pistoletë duke e qëlluar atë në kofshë.

I plagosuri është shoqëruar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është në ndjekje të autorit që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.