Sarandë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri jashtë ambienteve të një lokali në Sarandë. Sipas policisë, rreth orës 03:10, në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, (me një plumb rikoshetë) shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol.

Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMË i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.

“Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton policia.

2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.