Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

2.5 mln euro heroinë në Spanjë, dy shqiptarë rrezikojnë 29 vite burg (FOTO)

Dy shqiptarë të akuzuar për trafik të 53 kg heroine nga Gjermania për në Spanjë kanë dalë sot për të dytën herë para gjykatës iberike, duke mohuar lidhjet me trafikun e drogës. Gjatë përballjes në gjyq, shqiptarët e kanë mbrojtur njëri-tjetrin, duke mohuar akuzat e drogës.

Prokurorët spanjollë insistuan se kishin prova për lidhjet e bosëve shqiptarë me shpërndarësit e drogës, ndërkohë që argumentat kryesorë ku u mbështet akuza ishte automjeti tip “Porche Cayenne” i ngarkuar me heroinë të ardhur nga vendet e lindjes që do të shitej në Spanjë.

Shqiptari Rinush.G, i cili u arrestua me 53 kg heroinë në mars të vitit 2016, u tha gjykatësve se nuk kishte dijeni se droga ndodhej në makinë, pavarësisht se ishte ai që e kishte drejtuar automjetin luksoz, tip “Porche Cayenne”, që nga Gjermania e deri në Spanjë, kur policia sekuestroi heroinën me vlerë mbi 2.5 milionë euro.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="584754,584752,584753"]

Në makinë ndodhej edhe shqiptari tjetër Sokol.R, i cili akuzohet nga prokuroria si personi që merrej me pagesat në Galicia, por në ballafaqimin në sallën e gjyqit,ky i fundit pranoi vetëm disa udhëtime në Barcelonë. Gjithashtu i akuzuari Sokoli tha se i kishte dhënë para Rinoshit, por për makinën që do të sillte nga Gjermania jo për ndonjë sasi droge.

Shqiptarët gjithashtu thanë se merren vetëm me shit-blerje automjetesh, ndërsa njëri prej spanjollëve të akuzuar duhet t’i shpjegonte gjykatësve sesi bashkëshortja e tij ishte bërë pronare e 3 makinave, një “Mercedes Class”, “Citroen C3” dhe një “Jaguar” si dhe kishte blerë shtëpi me vlerë 340 mijë euro.

Prokurorët spanjollë nxorën edhe emrin e një tjetër shqiptari, të shpallur në kërkim, që quhet Nikolin.A dhe dyshohet se është bosi i rrjetit kriminal që furnizonte gadishullin iberik me droga të rënda.

Grupit të Nikolin.A i janë arrestuar deri më tani 6 anëtarë, 2 shqiptarët dhe 4 spanjollë. Ata rrezikojnë një dënim total prej 80 vitesh burg dhe një gjobë prej 9.5 milionë euro. Rinush G. do të përballet me një dënim më të lartë, rreth 18 vjet burg për trafik droge dhe falsifikim, ndërsa një dënim 11-vjeçar pritet të jepet për Sokol R.

30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore