Protesta e PD-së devijon trafikun, 1.500 policë në gatishmëri

Zbardhet plani i masave të policisë për protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Do të ketë devijim trafiku në aksin që lidh bulevardin me qendrën e qytetit.

Autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Të angazhuar mesohet se do te jene rreth 1500 policë.

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen.

Për mbarëvajtjen e saj në bulevard do të jenë në gatishmëri edhe forcat zjarrfikëse dhe autoambulancat.

Ndërsa sa i përket trafikut do të ketë devijime në aksin që lidh bulevardin me qendrën, ku do të bllokohet qarkullimi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse.

Kurse për sa i përket autobusëve që do të sjellin protestuesit nga rrethet nuk do të lejohen të futen në Tiranë, por do vendosen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ata që do vijnë nga ana veriore dhe tek Fakulteti Ekonomik autobusët e juglindjes.

Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me krerët e partive aleate një ditë para protestës së 26 majit që opozita ka thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Në mesazhin e tij të sotëm në rrjetet sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon: “Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë!”.

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.