Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bujqësori një oaz çlodhës, ja si janë transformuar ambientet (Foto)

Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr dita ditës pamjen e një oazi të vërtetë, jo vetëm arsimor, por edhe çlodhës për banorët e Njësisë 11. Krahas punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe trotuareve të brendshme të këtij universiteti, Bashkia e Tiranës ka përfunduar edhe lulishten përpara Rektoratit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe ka rehabilituar lulishtet mes godinave ku jepet mësim.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="582085,582086,582084"]

Gjithashtu punimet kanë përfshirë edhe sheshet të cilat janë shtruar me pllaka, si dhe janë bërë të gjitha punimet nëntokësore.

Me investimet e fundit të kryera, ky kampus universitar ka pësuar një transformim total, duke u kthyer në një hapësirë të mirëfilltë rekreative si për studentët ashtu edhe për banorët që i shfrytëzojnë këto hapësira për të kaluar kohën e lirë.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore