Të shtëna me armë në një lokal në Vlorë, kapet autori

Disa të shtëna me amë zjarri janë raportuar nga qyteti i Vlorës pranë zonës së postës. Mësohet se një person ka hyrë brenda një lokali dhe ka hapur zjarr me një kallashnikov.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, dyshohet se autori ka mbërritur me një motoçikletë në një pikë bastesh sportive dhe pasi e ka lënë mjetin në rrugë, ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri brenda ambienteve të biznesit.

Sipas dëshmitarëve, 4 bura që ndodheshin aty, e neutralizuan. Më pas, në vendngjarje mbërritën forca policore që bën ndalimin e autorit, Besmir Gj., 31 vjeç. Ky i fundit mësohet se u dërgua në spital për mjekim, pasi u përplas me xhamin e lokalit. Më pas, u dërgua në paraburgim në Drejtorinë e Policisë Vlorë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë, njoftoi Policia.

Një hetim ka nisur për të zbardhur shkaqet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.