Salianji: Të hetohen 315 tenderat e Gjicit; Presidenti i Kukësit: Shihemi në gjyq!

Për të dytën ditë radhazi nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Ervin Salianji ka azkuar të deleguarin e PS në Kukës, Safet Gjicin se ka përfituar miliona euro tendera pa asnjë konkurs.

Sipas deputeti demokrat, Gjici ka arritur të përfitojë plot 250 tendera me anë të dy kompanive “Shoqëria Eurogjici Security shpk” dhe “Toni Security shpk”.

Kompania e parë është në emër të vëllait të Safet Gjicit dhe e dyta në emër të djalit të tij, ndërsa sipas Salianjit ato hynin të dyja në të njëjtën garë dhe njëra prej tyre shpallej gjithnjë fituese.

Duke i cilësuar këto tendera të marra nga Gjici si fiktive, Salianji i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimin për abuzuesit.

Ndërkohë në orët e vona të ditës së djeshme, Safet Gjici ka reaguar në Facebook lidhur me prononcim e parë të Salianjit ku konstatoi se Presidenti i Kukësit kishte përfituar 22.5 mln dollarë.

“Me teorinë “shpif, shpif se diçka do mbetet”, Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët. I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera “marramendës”!!!! Ervin, je i gabuar! Që në kohën kur u emërova Prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin! Kjo është e vërteta”, shkruan Gjici.

Ai shton më tej se “lidhur me kompanitë e cituara” i sugjeron Salianjit të informohet pasi është i gabuar dhe do të hidhen poshtë dhe nga drejtësia.

“Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë. Sa i përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfituar me konkurim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton ti shohësh! Për “faktet” që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem!”, thekson Gjici.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.