Grabitje me armë zjarri në Kamëz, vritet burri, plagoset rëndë bashkëshortja

Dy persona, burrë e grua mes tyre janë qëlluar me armë zjarri në Kamës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën OSBE në Kamëz, ku burrë e grua, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë plagosur me armë zjarri gjatë një grabitjeje.

Edhe pse jane derguar me urgjencë në spital burri me inicilaet A.B nuk ka munur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërkohë që janë ngritir pika kontrolli në hyrje-dalje të Kamzës me qëllim kapjen e autoreve.



Deklarata e policisë

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar :

Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.