Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Dokumenti i 'Judicial Watch', Lu: Nuk e financojmë Sorosin

Opinioni publik në Shqipëri u njoh paraditen e sotme me materiale të publikuara nga Judicial Watch, në të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se administrata e Barack Obamës ka ndihmuar me fonde aktivistët politikë të George Soros në Shqipëri.

Pra sipas JW, bilioneri George Soros me paratë e taksapaguesve amerikanë ka mbështetur aktivistët politikë të krahut të majtë në Shqipëri, të cilët kanë punuar edhe për qeverinë socialiste në vend për të shtyrë përpara “reformën” në drejtësi aq shumë të debatuar.

Të dhënat e bëra publike janë sipas amerikanëve prova për “një reformë në drejtësi të sponsorizuar nga Soros”, ndërsa në këtë skandal sipas JW përfshihet drejtpërdrejtë Ambasada e SHBA-ve në Tiranë që ka “sponsorizuar” një anketë bashkë me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Soros për të matur “njohjen, suportin dhe pritshmëritë” e qytetarëve shqiptarë për “reformën në drejtësi”.

“Judicial Watch” thotë se fonde prej rreth 9 milionë dollarësh të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) i janë kaluar fondacionit Soros në Shqipëri gjatë vitit 2016, që sipas “Judicial Watch”, synonin t’i jepnin qeverisë socialiste kontroll më të madh mbi sistemin e drejtësisë përmes reformës në drejtësi dhe akuzon ambasadorin Donald Lu si të lidhur ngushtë me miliarderin hebre dhe me qeverinë socialiste në Shqipëri.

Këtyre kritikave të ashpra nga “Judicial Watch”, Donald Lu i është përgjigjur në një intervistë të shkurtër për Zërin e Amerikës, ku shprehet: “Ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj”.

“Kritikët e reformës në drejtësi, thekson Ambasadori Lu, i kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi”.

Reforma e gjyqësorit, thekson më tej Ambasadori Lu, është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, pasi me një “sistem gjyqësor të pastër Shqipëria do të jetë një aleate më e fortë në NATO dhe më pranë anëtarësimit në BE”.

“Siç e kemi thënë më parë, Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën e gjyqësorit në Shqipëri sepse është në interesin tonë kombëtar për ta bërë këtë. Kur Shqipëria të ketë një sistem gjyqësor të pastër, do të jetë një aleate më e fortë në NATO. Do të jetë më pranë anëtarësimit në BE. Dhe reforma e gjyqësorit është edhe në të mirën e interesave të nënshtetasve dhe bizneseve amerikane në Shqipëri. Amendamentet për reformën e gjyqësorit në kushtetutën e Shqipërisë u miratuan unanimisht nga të gjitha partitë politike të Shqipërisë", deklaron ai.

5 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore