
Vrasja e Devi Kasmit, Apeli lë në burg autorin e dyshuar
Gjykata e Apelit ka lënë sot në burg shtetasin grek Efthimiou Efthimious, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë.
Apeli nuk ka pranuar kërkesën e avokatëve për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-efektivin e policisë greke.
Gjykata la gjithashtu në burg edhe të dyshuarit e tjerë, Elton Halipaj dhe Elton Hoxhallari, ndërsa Malvin Dinellari nuk është praqitur në senancën e sotme gjyqësore.
Seanca e kaluar në Apel u shty, për shkak të gabimeve me njoftimet. Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymios Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por trupa gjykuese vendosi t?i lërë në burg.
Avokati grek i të akuzuarit, Efthymios Efthimiou ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe procesi duhet të bazohet në prova dhe jo spekulime.
Devi Kasmi u ekzekutua me 4 plumba mbrëmjen e 29 janarit në rrugën ?Kongresi i Manastirit? në afërsi të Urgjencës së Pediatrisë.
Atentatorët që thuhet se kanë qenë hipur në një motor dhe të pajisur me skafandra pritën deri sa objektivi i tyre doli nga banesa, ndërsa qëlluan ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit ata u larguan me shpejtësi në drejtim të SHISH, duke fshehur kështu gjurmët, pasi përfituan edhe nga errësira në vendin ku ndodhi vrasja.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka të bëjë me konflikte për trafik droge, pasi dyshohet se viktima ishte përfshirë në aktivitete kriminale. Po ashtu, Devi Kasmi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, shtet ku jetonte prej kohësh.
22 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?
Aktualitet



E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Historia e plotë >
