
Kukan: Negociatat i meritoni, por loboni te vendet anëtare
E ardhmja e Shqipërisë është drejt Bashkimit Europian, por për t?i integruar në familjen evropiane, duhet të binden anëtarët e Këshillit.
Eurodeputeti Eduard Kukan, i bëri apel partive politike në vend që të bëhen bashkë për hapjen e negociatave.
Sipas tij, Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE-së.
"E meritoni hapjen e negociatave, madje duhet të kishin nisur, - tha Kukan gjatë takimit të 12 Shqipëri-BE. ? Ju duhen njerëz të kualifikuar për të ndërtuar një ekip të fuqishëm e të fortë. Është e nevojshme për të qenë gati për të treguar në çdo moment se e meritoni. Ky proces ka edhe momente shumë të vështira, por ju duhet të fitoni kohën e humbur, duke u përpjekur të bëni maksimumin. Fillimisht duhet të bindmi Këshillin, pasi nuk dyshoj se komisioni do të propozojë hapjen e negociatave dhe PE do ta aprovojë".
Kukan nënvizoi se "çdo vend anëtar mund ta prishë këtë vendimmarrje, ndaj duhet të keni marrëdhënie të mira dypalëshe. Ju duhen miq dhe bashkëpunëtorë", - shtoi ai.
13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Rritje alarmante e infeksioneve të reja me COVID, 6 persona humbin jetën

“Mësuesit do të bëjnë tampon çdo ditë”, Tomini: Tre vatrat e nxehta të Covid

Grafiku/ Mësues dhe nxënës të infektuar që nga nisja e fillimit shkollor
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
