Përmbytjet nga Shkumbini, banorët e Rrogozhinës në protestë

Banorët e Rrogozhinës protestuan sot. Ata thonë se ndjehen të kërcënuar nga ujërat e lumit Shkumbin që ju shkatërron të mbjellat dhe kërkojnë riparimin e argjinaturave.

Pamjet e marra me drone nga përmbytja e fundit si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Shkumbin tregojnë dhjetëra hektarë tokë të përmbytura në zonën e Rrogozhinës dhe fshatrave buzë lumit. Dëmet që janë shkaktuar janë mëdha. Kjo ka bërë që banorët e Kalushit që i përkasin bashkisë Rrogozhinë të ngrihen në protestë.

“Sa herë që do vijë lumi ne vetëm përmbytemi, e gjithë bujqësia është në dorë të zotit”, shprehet një banor.

“Ne duam, ujë, rrugë dhe argjinaturën për të na mbrojtur nga përmbytja”, thotë një tjetër.

Është hera e katërt për këtë vit që tokat e fshatit Kalush përmbyten nga ujërat e lumit Shkumbin. Të gjitha të mbjellat e tyre janë dëmtuar, por banorët nuk i frikësohen vetëm përmbytjes së tokave bujqësore, ata druhen se një ditë lumi do të përmbytë edhe banesat që janë jo më larg se 20 metra nga argjinatura, e cila është e dëmtuar dhe e pa mirëmbajtur.

11 shkurt 2918 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.