Përplasen dy automjete, plagoset pasagjerja 18-vjeçare

Një 18-vjeçare ka mbetur e plagosur nga një aksident, që ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Skuraj, në një kthesë në vendin e quajtur “Vablin”.

Një automjet tip “BMW X5” me drejtues shtetasin A.S., në të cilin udhëtonin katër persona nga Dibra në drejtim të Tiranës është përplasur me mjetin tip “trailer”, me drejtues shtetasin Xh.Ll., që udhëtonte në drejtim të Burrelit.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar plagosur pasagjerja G.S., rreth 18 vjeçe, e cila udhëtonte me mjetin tip “BMW”.

E dëmtuara pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.