Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

'Siguria', Stërkaj: Grabitësit fiksohen në kamera. Qato: S’kanë cilësi

Ndryshe nga sa pritej, ka qenë Altin Qato, kreu i komisariatit të Elbasanit ai që ka raportuar ditën e sotme në komisionin e sigurisë lidhur me masat e marra për zbatimin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike” si dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për këtë ligj.

Qato nënvizoi rëndësinë e pajisjes së subjekteve me kamera sigurie me cilësi të lartë, pasi në shumë raste, siç tha ai, cilësia e dobët bën të pamundur identifikimin e autorëve në raste.

“Jo se identifikohen dhe nuk kapen. Policia punon në identifikimin nëpërmjet kamerave funksionon, por herë pas herë duan kohën e vet për të përcaktuar qartë kush është personi. Në shumë raste objektet që kanë montuar kamerat nuk kanë cilësi të lartë për të bërë paraqitje të qartë të autorit, ndaj kemi përcaktuar në ligj që të rritet cilësia e kamerave. Kemi përcaktuar një sërë objektesh që janë në risk në këtë ligj që të vendosin kamera për leximin optik të targave, në shumë raste mjetet fiksohen por janë të paidentifikueshme targat për shkak të cilësisë së ulët”, tha Qato.

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj nga ana e tij është treguar mosbesues lidhur me këtë fakt, duke i kujtuar Qatos se me ndonëse grabitjet filmohen nga kamerat e sigurisë, autorët nuk identifikohen.

Qato ritheksoi se është domosdoshmëri instalimi i kamerave me rezolucion të lartë, pasi në shumë raste kamerat nuk munden të bëjnë identifikimin e duhur.

24 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore