Itali, 21-vjeçari shqiptar vdes në aksident

Kjo e shtunë ka qenë fatale për një të ri shqiptar që jetonte në Breshia të Italisë. 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë.

Mediat lokale raportojnë se ai humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në autostradën “469” në Sarnico, pak pas orës 11:00.

Djaloshi shqiptari udhëtonte i vetëm me një makinë tip “Citroen C2” që u përplas me një “Skoda”. Makina tjetër drejtohej nga një 63-vjeçar italian dhe pasagjerë në këtë automjet ishin prindërit e tij, përkatësisht 90 dhe 87 vjeç.


E ëma 87-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me helikopter në spital. Ndërsa 90-vjeçari dhe 63-vjeçari janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra.

Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

6 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.