Serbia vazhdon presionin ndaj BE-së: Duam datë konkrete për anëtarësim

Serbia pret datë konkrete për anëtarësim në BE, qytetarët duhet të dinë sa do të presim, ka thënë ministrja e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq, duke deklaruar se vitet e mëparshme ishin zhgënjim për Serbinë.

Ajo i është kundërpërgjigjur kryetarit të delegacionit të BE-së në Komitetin Parlamentar, Eduard Kukan i cili ka thënë se jeta politike në Serbi është për keqardhje, pasi vazhdimisht po kërkohet datë për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Ai më pas ka thënë, se çdo shtet që i është bashkuar BE-së ka kaluar nëpër të njëjtin proces dhe janë anëtarësuar vetëm atëherë kur ishin gati.

Kukan më pas ka kritikuar Serbinë se vazhdimisht ankohet se ka kriteret të reja nga BE-ja, mirëpo kjo s’mund të jetë e vërtetë.

Reagimi i Joksimoviqi ishte se Serbia nuk paraqitet si viktimë e atyre gjërave çfarë ka thënë Kukan, por kërkon të ketë një kornizë të saktë kohore për anëtarësim në BE.

21 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)







Comments are closed.