Dërgesat e emigrantëve, BSH: Bankat të ulin kostot e transfertave

Banka e Shqipërisë u ka kërkuar bankave private të ulin kostot që emigrantët paguajnë kur dërgojnë para në Shqipëri.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sugjeron një vëmendje më të shtuar për reduktimin e kostove të transfertave, dhe përmirësimin ose dizenjim.

“Kosto e transfertave nga kanalet financiare në Shqipëri janë 9.4 për qind e shumës, ndërsa në rajon ato janë 7.2 për qind. Duke vlerësuar përfitimet që rrjedhin nga depërtimi formal i remitancave në ekonomi, Banka e Shqipërisë sugjeron një vëmendje më të shtuar për reduktimin e kostove të transfertave, dhe përmirësimin ose dizenjimin nga e para të produkteve dhe shërbimeve për këtë segment të popullatës”, thotë guvernatori i BSH-së, Gent Sejko.



Vitin e kaluar emigrantët dërguan 616 milionë euro në Shqipëri. Por për shkak të kostove të larta të transfertave nga kanalet zyrtare, shumica e këtyre parave dërgohet kesh.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që sa më shumë të rritet përdorimi i kanaleve financiare, aq më shumë rritet depërtimi i financave në ekonomi. Për më tepër, rritja e përdorimit të kanaleve financiare ndihmon në rritjen e përfshirjes financiare të popullatës, duke rritur mundësitë për kursime dhe investime sa më produktive”, tha Sejko.

11 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.