Patentat e Tahirit në makinën e Sotës, Qato: Nuk përbën vepër penale

Drejtori i Komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato gjatë një konference për mediat jep detaje në lidhje me arrestimin e Orest Sotës.

Ai shprehet se i riu që po udhëtonte me mjetin e tij, përveç shumës prej veç 800 mijë eurove të pashoqëruara me faturë, i janë gjetur edhe dy leje drejtimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Qato thotë se  se policia nuk deklaroi gjetjen e dy patentave, pasi kjo nuk përbente vepër penale, por vetëm shuma e parave.

“Në makinën e Orest Sotës janë gjetur dy leje drejtimit të ish-ministrit Tahiri. Ne nuk e bëmë publike gjetjen e patentave të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk përbën vepër penale. S’ka fshehje, çdo veprim është bërë transparent.

Provat ndodhen në Prokurori. Shqetësimi mediatik për Orest Sotën është i ekzagjeruar. S’mund të tejkalojmë normat e sekretit hetimor. Për çdo veprim është vënë në dijeni Prokurori i çështjes. Policia është e angazhuar që të bëjë detyrat e saja”, deklaroi Qato.

4 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.