Rrogozhinë, 31-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike; vdes

Bie në kontakt me rrymë elektrike, vdes 31-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Rrogozhinë, ku viktimë ka mbetur shtetasi SH.D, 31 vjeç.

I riu ishte duke punuar me betoniere në magazinën e shtetasit DH.B, 45 vjeç,  banues në Rrogozhinë, dhe aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike  ku ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë e Kavajës, si ngjarje aksidentale.

1 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.