Aksident në Rrogozhinë, plagosen 7 persona

Autobusi përplaset me mjetin tip “Toyota ATP, plagosen 7 persona. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën Rrogozhinë-Durrës, pranë mbikalimit të këmbësorëve në Ballutaj. Sipas policisë  shtetasi E. P., vjeç 27  banues në Has, rreth orës 07:20, duke drejtuar mjetin tip “Toyota ATP” është përplasur me autobusin tip “Mercedez Benz”, me drejtues G. D., vjeç  40 banues në Rrogozhinë.

Si pasojë e kësaj janë aksidentuar pasagjerët e autobusit, K.T., 20 vjeç;  I. D., 18 vjeç; Sh.Gj., 58 vjeç; L. Gj., 16 vjeç; G. Gj., 14 vjeç;  M. Sh.,18 vjeç dhe pasagjeri i mjetit tip “Toyota ATP”, T.Ç 26 vjeç, banues në Rrogozhinë dhe Tiranë.

Shtetasi K.T., dhe I. D., ndodhen në spitalin e Durrësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit Sh. Gj. dhe T. Ç ndodhen në SQU, jashtë rrezikut për jetën, dhe shtetasi L.Gj, G.Gj dhe M. Sh., pasi kanë marrë mjekimin në spitalin e Kavajës, janë larguar në banesë. Ndërkohë, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ende  nuk ka një version zyrtar për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

28 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.