Përplasen dy automjete në Rrogozhinë, humb jetën i riu

Një aksident me pasojë vdekjen ka mesditën e kësaj të martë në Rrogozhinë. Burime nga policia bëjnë me diej se rreth orës 12:15, në numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një përplasje mjetesh tek rreth-rrotullimi i Rrogozhinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ,mjeti me rimorkio me drejtues shtetasin G.S, 35 vjeç ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin M.Zh., 25 vjeç ku ky i fundit ka ndërruar jetë.  Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

29 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.