Biseda apo thashetheme? Ja pse ‘gossip’ na pёlqen kaq shumё

Batutat me qёllim tё keq dhe kritikat ironike rrisin kohezionin e grupit, por kujdes: mёsoni artin e thashethemeve inteligjente

Dimё qё, shakatё me qёllim tё keq ose kritikat ironike mund ta bёjnё mё intime njё njohje tё re dhe ndihmojnё qё tё pranohen mё lehtё. Studimet shpjegojnё qё sjellja e thashethemeve ёshtё njё rit i vёrtetё social, i dobishёm pёr tё forcuar kohezionin e grupit. Por kujdes: kur thashethemi shndёrrohet nё shpifje mund tё diskreditojё njerёzit dhe ja pёrse mundet (dhe duhet!) tё mёsoni artin e gossip…. me inteligjencё.

‘Gossip’ nga revistat: tё shfletosh revistat nё kёrkim tё lajmeve mbi njerёzit e famshёm ёshtё normale dhe falё ёeb dhe pranisё sё rrjeteve sociale tё kesh kontakte tё ngushta me yjet ёshtё e lehtё. Kush jeton si personazh publik bёhet njё shembull, njё fytyrё familjare qё e ndjejmё si njё prej nesh. Tё zbulojmё detaje mbi jetёn e tё tjerёve na entuziazmon. Ёndёrrojmё, pёrballemi, kritikojmё.

Kohezioni: tё bёsh thashetheme na pёlqen, sepses e bёn humorin mё tё lehtё, rrit ndjenjёn e pranimit dhe ndihmon pёr t’u socializuar. Tё bisedosh dhe tё shkёmbesh informacione tё ndaluara ose thashetheme pikante ёshtё njё mёnyrё pёr t’u njohur, pёr tё hyrё nё intimitet dhe pёr t’u ndjerё pjesё e grupit.

Mos u fshihni: njё gjё ёshtё thashethemi i hapur qё bёn pjesё nё revistё ose nga njё konsideratё, gjё tjetёr ёshtё tendenca pёr tё folur pas shpine dhe pёr t’u marrё me fjalё pa pushim. Sekreti ёshtё tё jeni koherent dhe tё silleni me ndershmёri: nё qoftё se po kritikohet njё shoqe duhet tё zgjedhёsh fjalёt e duhura dhe t’i shpjegosh konsideratat edhe tё interesuarёs nё fjalё: mund tё bёhet njё shkёmbim i dobishёm pёr tё dyja.

Nё zyrё ёshtё gjё tjetёr: do tё ishte njё normё e mirё tё shmangёsh nё cdo kontekst qёllimet e kёqija, frazat e pamёshirshme dhe gjykimet e mprehta. Nё ambjentin e punёs duhet tё kontribuoni nё ndёrtimin e njё ambjenti tё qetё.

Privatёsi mbi tё gjitha: liria e veprimit nё internet dhe nё rrjetet sociale ёshtё thelbёsore. Pyesim veten cfarё mendojmё me tё vёrtetё: tё ndiheni tё fortё nё brendёsi tё njё grupi ёshtё e lehtё, gjёja e vёshtirё ёshtё tё ndiheni besnik me veten tuaj, edhe nё qoftё se rrezikoni tё mbeteni vetёm.

Mёsoni tё mbroheni: tё merresh me ‘gossip’ mund tё jetё njё mёnyrё pёr tё vёzhguar, pёr tё besuar, pёr tё pёrdorur ironinё, tё pёrballesh dhe tё reflektosh ose ….tё biesh nё ligёsi. Le tё shmangim keqdashjet e vogla qё japin vetёm hidhёrim tek ata qё na rrethojnё dhe tek vetja jonё. Ndёrkohё le ta shndёrrojmё ‘gossip’-in nё njё rast ironik pёr tё parё bashkё limitet dhe tё mbёshtetemi mbi: do tё jetё çliruese!

24 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.