Rrogozhinë, asgjësohen 412 bimë kanabis sativa, në kërkim kultivuesit

Specialistët e Stacionit të Policisë Rrogozhinë në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vileboshtovë, Gosë, Rrogozhinë, afër lumit Shkumbin, kanë evidentuar dhe më pas kanë asgjësuar me anë të djegies 412 rrënjë bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” .

23 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.