
Kriza politike në tremujorin e dytë të vitit goditi rëndë besimin në ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike, një indikator i cili mat perceptimin e biznesit dhe qytetarëve për ekonominë, u përkeqësua me 9.7 pikë gjatë periudhës prill-qershor.
Banka e mat treguesin e ndjesisë ekonomike duke pyetur bizneset e katër sektorëve, që janë ndërtimi, shërbimet, industria dhe tregtia. Këtij rezultati i shtohet edhe perceptimi i konsumatorëve.
Sipas Bankës, në tremujorin e dytë të vitit rënia e optimizmit në ekonominë shqiptare u shkaktua veçanërisht nga sektori i shërbimeve. Treguesi i besimit tek bizneset e këtij sektori ra me 18 pikë përqindje.
Sipas BSH, bizneset në aktivitetin e shërbimeve kanë raportuar rënie të kërkesës dhe përkeqësim të gjendjes së tyre financiare. Pas tyre, dega e dytë me rënie të besimit është tregtia, ku treguesi u ul me 3.9 pikë përqindje.
Në dy degët e tjera të ekonomisë, që janë ndërtimi dhe industria, treguesi i besimit është rritur. Madje edhe qytetarët vetë shprehen më optimistë për ekonominë dhe gjendjen e tyre financiare.
Por përmirësimi i besimit të konsumatorëve dhe tek bizneset e ndërtimit dhe industrisë ka qenë i pamjaftueshëm për të amortizuar rënien në sektorin e shërbimeve, që mbetet dega më e madhe e ekonomisë.
Megjithatë, pavarësisht rënies së shënuar në tremujorin e dytë, treguesi i ndjesisë ekonomike mbetet mbi mesataren e tij afatgjatë, falë përmirësimit të shënuar në tremujorët paraardhës.
10 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel



Njihuni me Këmbimin Valutor, 20 prill 2021
Historia e plotë >
Ndikimi i pandemisë në Kosovë, bizneset, në gjendje të vështirë
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 18 prill 2021
Historia e plotë >
Si po ndryshon trendi i konsumit nga plakja
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 17 prill 2021
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >