SHBA-ja dhe Koreja e Jugut, teste anti-raketore kundër Phenianit

Pas lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale nga ana e Koresë së Veriut, nga bazat ushtarake amerikane dhe koreano-jugore që ndodhen në Korenë e Jugut, janë lëshuar disa raketa në ujërat territoriale koreani-jugore.

Ndërkohë, Pheniani nga ana e tij ka bërë të ditur që “nuk do të heqë dorë asnjëherë nga testet e tij bërthamore”, që i konsideron si “dhuratë” për SHBA-të.

Nisma ushtarake amerikane, siç nënvizojnë autoritetet e Uashingtonit, përfaqëson “një provë force kundër Phenianit, duke treguar mbështetjen amerikane ndaj aleatit të Jugut”.

Ndërkohë lideri komunist shton edhe më shumë tensionin mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së: “Testi balistik ndërkombëtar është një dhuratë për bastardët amerikanë, për festën e Ditës së Pavarësisë së tyre”, – ka thënë ai. Pasi ka marrë pjesë vetë nga afër në lëshimin e raketës, numri një i Phenianit, ka pohuar që “bastardët amerikanë, nuk do të jenë shumë të kënaqur me dhuratën që i kemi dërguar për ditën e 4 korrikut”.

Në një situatë mbi mbizotëronin të qeshurat mes të pranishmëve, Kim Jong-Un, ka shtuar: “Duhet t’iu dërgojmë atyre dhurata shpeshherë për t’i nxjerrë nga mërzitja”.

5 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.