Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë drejt brigjeve të Japonisë

Një tjetër raketë balistike ndërkombëtare e lëshuar nga Koreja e Veriut ka mbërritur në brigjet e Japonisë.

Lajmi është bërë i ditur nga shefi i kabinetit të qeverisë së Tokios, Yoshide Suga, duke saktësuar që testi u krye në orën 09:40 lokale (3.20 me tonën).

Raketa ka fluturuar për 40 minuta para se të përplasej në Detin e Japonisë. “Kina ta ndalojë këtë gjë të pakuptimtë një herë e përgjithnjë”, – ka thënë me tone të larta presidenti amerikan Donald Trump.

“Pekini të veprojë me vendosmëri kundër Koresë së Veriut, – ka shtuar numri një i Shtëpisë së Bardhë në një ‘tweet’. – Ky tip (duke iu referuar liderit koreano-verior Kim Jong-un), nuk ka ndonjë gjë tjetër për të bërë me jetën e tij? E vështirë të besohet se Koreja e Jugut dhe Japonia mund ta durojnë gjatë këtë situatë”.

Komanda qendrore e mbrojtjes koreano-jugore ka bërë të ditur se raketa ka fluturuar për 930 km nga baza e Banghyun, në provincën veriore të Phenianit.

Zëdhënësi po ashtu ka deklaruar se ushtria është në gjendje alarmi për t’i bërë ballë provokimeve të shumta nga ana e Koresë së Veriut.

4 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.