Mandija kallëzon në Prokurori, punësime gjatë fushatës në UKT

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës së ngritur për zgjedhjet, kallëzon në Prokurori punësimet e bëra në shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë gjatë fushatës elektorale.

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.473, datë 1.06.2017, zyra e zv.Kryeministres ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar më parë nga grupi i kontrollit se shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, shoqëri, e cila ka varësi direkte nga Bashkia e Tiranës, se pas datës 26 maj 2017 në të janë punësuar 18 shtetas dhe janë larguar shtatë të tjerë në shkelje të Kodit Elektoral .

Më tej bëhet me dije se informacioni është verifikuar edhe nga Drejtoria e Tatimeve nga e cila kanë ardhur të dhëna mbi punësime dhe largimet rishtazi për periudhën zgjedhore për të gjitha institucionet shtetërore përfshire këtu edhe shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror.

Zyra e zv.Kryeministres Mandija njofton se që ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar si dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar ne Kodin Penal.

Zyra e zv.Kryeministres deklaron se Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

24 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.