“Botërori 2018”, fitore për Spanjën dhe Italinë

Asnjë surprizë në dy sfidat e tjera të grupit G, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Spanja dhe Italia përmbushën pritshmëritë. La Roja triumfoi 1-2 në transfertën e Shkupit ndaj Maqedonisë ndërsa përfaqësusja e kaltër shpartalloi me rezultatin e thellë 5-0 Lihtenshtejnin. David Silva dhe Diego Costa me golat e tyre në pjesën e parë ishin heronjtë e Spanjës në një ndeshje të cilën skuadra e Lopeteguit e dominoi por e fitoi me rezultat të ngushtë.

Në pjesën Ristovski rihapi sfidën, një gol që kënaqi tifozët e pranishëm në stadium dhe i shërbeu Maqedonisë për të bërë një figurë të mirë ndaj Spanjës.

Te Italia shënuan të gjithë. Skuadra e Venturës nuk i ndahet Spanjës pasi fitoi lehtësisht ndaj Lihtenshtejnit modest. Hapi serinë e golave Lorenzo Insigne në pjesën e parë ndërkohë që në fraksionin e dytë,  shënuan të gjithë lojtarët e repartit të avancuar nga Belotti për të vazhduar me Eder, Bernardeschin i cili shënoi golin e parë me fanellën e kaltër, ndërsa kompletoi gjithcka Manolo Gabbiadinni me finalizimin e 5-0.

Me nga 7 pikë më shumë se Shqipëria dhe Izraeli, 4 ndeshje përpara fundit të eliminatoreve tashmë është pothuajse e sigurtë që Spanja dhe Italia do të ndajnë mes tyre 2 vendet e para të grupit G.

12 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.