Koreja e Veriut: Dialog me SHBA-të, por me kushtet “tona”

Koreja e Veriut kërkon të bisedojë me SHBA-të, por vetëm “në kushte dhe rrethana të duhura”. Kështu është shprehur Choe Son-hui, drejtori i përgjithshëm i zyrës mbi marrëdhëniet me SHBA-të, i ministrisë së Jashtme të Phenianit.

Diplomatja, sipas agjencisë Yonhap, ka drejtuar delegacionin që ka takuar së fundmi në Oslo një grup ekspertësh amerikanë me Suzanne Di Maggio, drejtuese e ‘think-tank New America’.

Di Maggio njihet si specialiste në çështjet iraniane dhe aktive në negociatat e administratës Obama me Teheranin.

Thomas Pickering, ish-ambasador amerikan në OKB dhe Robert Einhorn, specialist i fushës në Departamentin e Shtetit për kontrollin e armëve, kanë qenë pjesë e grupit të ekspertëve në Norvegji.

Sipas vëzhguesve, duke parë dhe momentin delikat pas përplasjeve të ashpra Phenian-Uashington mbi raketat balistike dhe armët bërthamore të Veriut, takimi në Norvegji mund të jetë rasti ideal i një “kontakti të parë”.

13 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.