E.League, Mançester Junajtid dhe Ajaks për zyrtarizimin e finales

Mançester Junajtid dhe Ajaksi i Amsterdait janë dy favoritët ë mëdhenj për të siguruar finalen e madhe të Europa Leagues që do të zhvillohet me 24 maj në stadiumin “Friends Arena” të Solnas në Suedi.

Gjysmëfinalet e kthimit të këtij kompeticione pritet të konfirmojnë “Djajtë e Kuq” dhe “Harkëtarët” pas rezultateve premtuese që morën në takimet e vajtjes ndaj Seltas dhe Lionit. Kështu skuadra e Jose Mourinhos do të presë në “Old Trafford” në orën 21:05 Celta Vigon, me skuadrën spanjolle që u mund në përballjen e parë të zhvilluar në “Balaidos” falë golit të shënuar nga Rashford. Ky avantazh i jep siguri United para tifoëve të tij, megjithatë Jose Mourinho u tërhoqi vëmendje të tijve duke deklaruar se ky është takimi më i rëndësishëm i sezonit.

Në rast se Mançesteri do ta fitojë trofeun, do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në Champions League, ndaj dhe ky kompeticion është bërë shumë më i lakmueshëm edhe nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian, që për një arsye apo një tjetër, po kalojnë momente jo fort pozotive në kampionatet resektive.

I tillë është edhe rasti i Lionit që do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Ajaksit, që triummfoi 4-1 një javë më parë në “Amsterdam Arena”. Një fitore e thellë 3-0 do të kualifikonte franezët. Praktikisht duket e pamundur që kjo të ndodhë, por precedenti që shënoi Barceona në cerekfinale të Championsit ndaj PSG, është një pikë referimi për Lyonin, i cili do të mbështetet edhe nga entuziazmi i tifozëve vendas për të tentuar mrekullinë.

11 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.